Në Strasburg të mërkurën është nënshkruar dekreti për heqjen e vizave për për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë.
Dekreti u nënshkrua nga presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metsola dhe ministri i Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, duke i dhënë fund procesit legjislativ për këtë çështje në BE.
Vendimi ishte kritikuar nga Qeveria e Kosovës.