Lëvizja Vetëvendosje kundërshton projektin përfundimtar për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.
Deputeti Liburn Aliu, ka thënë se kostoja e autostradës është 1 miliard euro, e këto mjete, sipas tij, do të duhej të investoheshin në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAliu ka thënë se ky projekt i Ministrisë së Infrastrukturës, do t’i shkatërrojë tokat bujqësore dhe sistemet e ujitjes.
Por, Ministria e Infrastrukturës ka reaguar ndaj këtyre akuzave të Vetëvendosjes.
Nëpërmjet një komunikate, kjo ministri vlerëson se versioni i projektit për ndërtimin e autostradës përgjatë lumit Drini i Bardhë, është më i përshtatshmi për Rahovecin.
“Është përzgjedhur varianti paralel me lumin Drini i Bardhë, për të vazhduar me hartimin e projektit detal, si rezultat i përparësive krahasuar me variantet tjera, si rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë, parandalimi i degradimit të lumit Drini i Bardhë, shpronësim minimal i tokave bujqësore dhe tokave private. Aksi i autostradës kalon më shumë se 70% mbi sipërfaqe të degraduar të tokave bujqësore rreth lumit”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Infrastrukturës.
Kjo ministri thotë se kostoja e ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, do të jetë 600 milionë euro, ndërkaq do të shpronësohen rreth 623 hektarë tokë, shumica prej tyre prona private.