Gjashtë vjet pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, i biri i tij Ukë Rugova dyshohet se ka përdorur emrin e familjes që t’i pajisë 556 persona me viza italiane.
Për dy vjet, nga viti 2012 deri në vitin 2014, sipas Prokurorisë Speciale, të gjithë këta qytetarë Ambasadës i janë paraqitur si të afërm të familjes Rugova, bashkëpunëtorë ose punëtorë të familjes presidenciale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUkë Rugova, sipas Prokurorisë Speciale, për këta persona “rekomandimet” i ka shkruar në emër të familjes së presidentit, roli i të cilit në Kosovë cilësohet si historik.
I biri i presidentit është shfaqur me humor të mirë gjatë gjithë seancës. Zyrtarisht, tre vjet pas ngritjes së aktakuzës kundër tij dhe njëzet të akuzuarve të tjerë, të mërkurën ka arritur të përfundojë seanca e parë gjyqësore në këtë rast. Kjo për shkak se gjykata ka vendosur të mërkurën ta veçojë gjykimin ndaj pesë të akuzuarve të parë me qëllim që, sipas tij, shqyrtimi gjyqësor të bëhet më i lehtë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)