Edhe shkolla fillore “Iliria” në Bregun e Diellit të premten do të mbajë mësim me orarin e rregullt, pavarësisht vendimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit për ndryshim për shkak të muajit të Ramazanit.
Siç ka mësuar KOHA, prindërve të nxënësve që vijojnë mësimin në këtë shkollë të kryeqytetit u është dhënë informata nga mësimdhënësit se orari do të jetë i rregullt të paktën edhe të premten. Në mesazh është cekur se po që se ka ndryshime, ato mund të vlejnë prej të hënës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët gjatë ditës, Drejtoria e Arsimit në Prishtinës vendosi që mësimi të nisë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata “në respekt të agjëruesve”.
Paraprakisht, shkolla “Ismail Qemali” bëri të ditur se e ka të pamundur ta respektojë këtë vendim dhe se orari do të jetë i rregullt, siç ka qenë deri tash.