Pak muaj pasi ishte vendosur në krye të Bordit të ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës, Besa Berisha-Shatri ka punësuar motrën e bashkëshortit të saj, deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, në këtë ndërmarrje.
Vesa Berisha është punësuar në këtë ndërmarrje në qershor të vitit të kaluar, me kontratë mbi vepër (kontratë për shërbime), shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë, burime të gazetës kanë bërë të ditur se ajo pasi ka dalë në pushim të lehonisë është bërë menaxhere në Departamentin e burimeve njerëzore, edhe pse për këtë nuk ka pasur fare konkurs.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prej gradës 2 që e ka pasur, si punonjëse me kontratë mbi vepër, ajo pasi ka shkuar në pushim është bërë menaxhere në Departamentin e burimeve njerëzore, duke u ngritur në gradë nga 2 në 13”, ka thënë një burim i gazetës brenda ndërmarrjes.
Punësimin e motrës e ka konfirmuar për gazetën edhe deputeti Berisha. “Po, është punësuar vitin e kaluar”, ka thënë Berisha. Ai ka pranuar faktin se ajo fillimisht është punësuar me kontratë mbi vepër e më pas është bërë menaxhere. “Po qashtu është”, ka thënë shkurt ai.
Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga kryetarja e Bordit, Besa Berisha-Shatri, por ajo nuk ka qenë e qasshme.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)