Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E shtuna me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell

Moti me diell

Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 18–21°C.