Arbëri

E diel e ftohtë dhe me shi

moti me shi

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu në disa zona të vendit.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 1 deri në 3 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s.