Hetimin e dyshimeve për keqpërdorime milionëshe në Telekomin e Kosovës përmes departamentit të marketingut dyshohet se është përpjekur ta pengojë një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës.
Udhëheqësi i Njësisë së Auto-krimeve në Policinë e Kosovës, Zymer Gashi, sipas informative që ka “Koha Ditore”, e ka kontaktuar një nga hetuesit e Task-Forcës Kundër Korrupsion nga i cili ka kërkuar që të mos i hetojë të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë rast.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjë të tillë gazeta e ka konfirmuar nga tri burime, ndërsa dyshimet se rasti ka ndodhur i ka konfirmuar edhe Drejtoria e Policisë së Kosovës. Vetë Gashi thotë se “nuk ka dijeni për rastin”.
Muaj më parë Task-Forca Kundër korrupsion, sipas burimeve të gazetës, ka nisur një hetim në lidhje se si Telekomi i Kosovës ka “shpërndarë milionat” përmes departamentit të marketingut.
Nga ky hetim hetuesit, siç ka mësuar gazeta, kanë pasur autorizim të hetojnë një pjesë të zyrtarëve të Telekomit... (shkrimin e plotë e gjeni në “Koha Ditore”)