Dy prokurorë specialë do ta përfaqësojnë në gjykatë aktakuzën e njohuri si ‘Veteranët e rrejshëm’.
Pak minuta para se të nisë seanca e parë në rastin e ‘Veteranëve’, në gjykatore janë shumica e të akuzuarve, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç prokurorit special Enver Krasniqi, i cili ishte caktuar për ta përfaqësuar këtë aktakuzë, i pranishëm është edhe prokurori special, Valdet Gashi.
Ministri Rrutem Berisha nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës.
“Për shkak të agjendës që kam pasur nuk kam mundur të marrë pjesë në seancë. Arsyetimin tim ua kam dorëzuar me kohë gjykatës. Në seancën e ardhshme do të jemi i pranishëm”, ka thënë Berisha për KTV-në.
Në seancë mungojnë edhe të akuzuarit, Faik Fazliu e Smajl Elezaj. Fazliu përmes një shkrese për gjykatën ka thënë se është në trajtim mjekësor jashtë vendit.
Ish-krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, pritet që këtë të hënë të njihen zyrtarisht me akuzat të cilat ua ngarkon Prokuroria Speciale e Kosovës, në rastin e njohur të veteranëve, transmeton Koha.net.
Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, pritet të ulen në bankën e të akuzuarve.