Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy foshnja të porsalindura në Pejë rezultuan me COVID-19

Foto: Ilustrim

Dy foshnja në Pejë kanë rezultuar pozitive me koronavirus, ka bërë të ditur zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti. Të dy foshnjat lindën të enjten.

Ai për KOHËN ka dhënë detaje rreth shëndetit të foshnjave, derisa ka thënë se njëra nga to tashmë është liruar për në shtëpi. Ai ka thënë se foshnja tjetër dhe nëna e saj e cila është pozitive me COVID-19, janë duke e vazhduar trajtimin në spital dhe se gjendja e tyre është stabile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Spitalin e Pejës janë të shtrirë 212 pacientë me COVID-19, ku 168 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe tetë të tjerë janë në CPAP.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, raste aktive me koronavirus janë 26,524. Deri tash kanë vdekur 2558 persona.