Arbëri

“Dritë për Komunat”, slogani i AAK-së për zgjedhjet e 12 tetorit

Ramush Haradinaj

“Dritë për Komunat” është slogani i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se slogani është aprovuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë. 

AAK-ja do të garojë me numrin 174 në zgjedhjet lokale. 

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës, bashkë me kryetarët e degëve, aprovuam sloganin për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit: “Dritë për Komunat”. Ky do të jetë mesazhi që do të na udhëheqë drejt fitores. Në këtë frymë u caktuan edhe oraret e tubimeve zgjedhore nëpër komuna, duke u përgatitur për një fushatë gjithëpërfshirëse dhe fituese. Po ashtu, u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet politike në vend dhe rrugën që kemi përpara. Me numrin 174, Aleanca do të sjellë dritë e zhvillim për secilën komunë të vendit!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.