Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se nga 2023-a është ngritur niveli i sigurisë për trajtimin e rasteve të dhunës në familjes në nivelin qendror, e në atë lokal sipas tij, është shtuar i policëve.
“Në vitin që shkoi kemi ngritur nivelin e sektorit të sigurisë që merret me trajtimin e dhunës në familje në nivel qendror. Në nivelin lokal kemi ngritur numrin e policëve në stacione policore. Po punojmë me policët që në rast reagimi të jenë sa më të shpejtë në mënyrë që rastet të trajtohen në mënyrë të drejtë, reale dhe në kohën e vet”, ka thënë ai të martën nga vendi ku ndodhi krimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër rastin e vrasjes së gruas në Pejë, Hoxha ka theksuar se autoritetet po e hetojnë rastin.
“Nga 2021-a nuk kemi pasur raste të raportuar në polici për dhunë në familje në këtë familje. Po analizojmë dhe nëse ka pasur ndonjë lëshim në procedura e punës, çdokush do të jetë para përgjegjësisë së vet”, është shprehur para mediave drejtori i Policisë.