Edhe tentimi i 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Deputetët sërish kanë dështuar që të përmbyllin seancën konstituive të nisur më 15 prill.
104 deputetë kanë qenë në sallë për vetëm 53 deputetë morën pjesë në votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë.
Vazhdimi i radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11:00.
Peci: Kurti ka dhënë oferta konkrete për Nismën e LDK-në, partitë të reflektojnë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, pas dështimit të 50-të të seancës konstituive ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë oferta konkrete për bashkëqeverisje ndaj disa partive, përfshirë Nismën dhe në një fazë më të hershme edhe LDK-në.
Ai theksoi se kjo është një periudhë vendimtare dhe se të gjitha partitë duhet t’i thërrasin arsyes për të dalë nga bllokada institucionale, raportoi EO.
“Kryeministri Kurti ka pasur ofertë konkrete për disa parti politike, ka dhënë ofertë edhe për Nismën, e në një fazë të mëhershme LDK-së. Përderisa i ezauruam 50 seanca dhe jemi në një javë që gjykata ka thënë që 30 ditë janë të rëndësishme për konstituimin e Kuvendit. Është java që partitë politike të reflektojnë dhe të lëvizin nga kjo qasje rixhide. Në një situatë ku dy parti kanë ofertë për bashkëqeverisje, në një situatë kur jemi në javën që unë dua të besoj që do të ketë reflektim nga partitë politike në rast se nuk do të kemi reflektim nga Nisma dhe LDK-ja, po si bashkëkryetar i GUXO është faza kohore që të gjitha partitë duhet t’i thirrin arsyes dhe të shohin mundësitë reale të diskutimit që të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ai.
Berisha: E votoj secilin kandidat në procedurë të hapur të votimit
Deputeti i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, është shprehur i gatshëm të votojë secilin kandidat për kryetar të Kuvendit, nëse rikthehet procedura e hapur e votimit.
“Unë e kam deklaruar votën time. Jam i gatshëm ta votojë secilin kandidat për kryetar Kuvendi por më formën e hapur”, është shprehur Berisha.
Ai ka thënë se për të situata e krijuar në Kuvend është e papranueshme.
Hadergjonaj Deharit e Haxhiut: Tërhiquni, vetëm atëherë mund të ketë hapësirë për reflektim
Deputeti i LDK-së, Fadil Hadergjonaj, ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, dhe kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiu.
“Për të 50-ën herë, më i moshuari nga ne dhe ushtrues i kësaj seance, nuk po ushtron as autoritetin që ia njeh tradita, e as përgjegjësinë që ia ngarkon Kushtetuta dhe ligji,” deklaroi Hadergjonaj në fjalimin e mbajtur në sallën plenare, pas përfunidmit të vazhdimit të 50-të të seancës.
“Unë kam një pyetje për kryesuesin dhe kandidaten: pse nuk jepni shembull me përgjegjësi duke u tërhequr ... Vetëm atëherë mund të ketë hapësirë për reflektim dhe ndoshta edhe ndryshim të qëndrimeve”, ka shtuar ai.
Çitaku akuzon Kurtin për përmbysje të rendit kushtetues: Do të hysh në histori, por me turp
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit të 50-të të seancës konstituive, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për përmbysje të rendit kushtetues.
Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, Çitaku ka thënë se Kurti do të hyjë në histori, por do të hyjë me turp dhe pa suksese.
“162 ditë nuk janë shumë për Albin Kurti sepse për të kjo kohë është pjesë e një plani. Për përmbysjen e rendit kushtetues, për delegjitimimin e demokracisë dhe institucioneve dhe për zhbërjen e vet ADN-së së shoqërisë sonë. Nuk do të ja dalësh sepse kjo nuk është vetëm krizë politike, është krizë morale dhe ne duhet ta ndalim. Albin Kurti do të hyjë në histori, por do të hyjë me turp, ashtu siç ka qenë karriera e tij politike, pa asnjë sukses vetëm me përçarje dhe përbaltje. Historia nuk do të të harrojë Albin, por nuk do të të kujtojë me nder”, ka thënë ajo.
Çitaku gjithashtu ka thënë se më pak sesa koha prej kur ka përfunduar procesi zgjedhor, ka marrë rënia e Murit të Berlinit e çlirimi i Kosovës nga NATO-ja e UÇK-ja.
“Kanë kaluar 162 ditë nga përfundimi i procesit zgjedhor, 162 ditë pa institucione funksionale, pa një Kuvend të konstituuar, me një qeveri të uzurpuar.
162 ditë nuk janë pak. Në më pak se kaq ditë ka rënë Muri i Berlinit dhe është unifikuar Gjermania, në më pak se kaq ditë forcat e NATO-s së bashku me UÇK-në kanë çliruar Kosovën, në më pak se kaq ditë Kosova ka shpallur pavarësinë, ka miratuar Kushtetutën dhe ka marrë njohje të rëndësishme ndërkombëtare.
Dështimi i 50-të i deputetëve
Edhe tentimi i 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Deputetët sërish kanë dështuar që të përmbyllin seancën konstituive të nisur më 15 prill.
104 deputetë kanë qenë në sallë për vetëm 53 deputetë morën pjesë në votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë.
Vazhdimi i radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11:00.
Kryesuesi Avni Dehari ka kërkuar nga partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë që të propozojnë emra për kandidatë për komisionin për zhvillimin e procesit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Nga radhët e PDK-së deputeti Elmi Reçica i ka thënë kryesuesit Dehari që “të mos lejoje të keqpërdoret”.
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka thënë se Dehari është duke e abuzuar me të drejtën që ka për të udhëhequr seancën.
E Deahri u ka thënë që nuk lejohet debat dhe se kanë të drejtë vetëm të propozojnë emra për komisionin për zhvillim të procesit të votimit të fshehtë.
Koci qeth flokët para Kuvendit
Avokati Arianit Koci ka qethur flokët e tij para Kuvendit të Kosovës në shenjë protestë për bllokadën e krijuar.
Ai ka thënë se kjo nuk është protestë vetëm ndaj deputetëve por edhe ndaj popullit të Kosovës, që sipas tij “ka rënë në gjumë”.
Ai këtë veprim e ka bërë para vzhdimit të 50-të të seancës konstituive.


VIDEO:
Kurti pa përgjigje për takimin me Limajn
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka folur lidhur takimin që e ka zhvilluar me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.
I pyetur nga gazetarët për ndonjë marrëveshje me Nismën, Kurti nuk dha asnjë përgjigje.
Po ashtu, ai nuk komentoi as kur u pyet nëse do të rikthehen te forma e votimit të hapur për zgjedhjen e kryetari të Kuvednit.
Çitaku: PDK-ja s’e voton asnjë kandidat që ka qenë ministër
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se PDK e ka bërë të qartë se nuk e voton asnjë kandidat për kryetar Kuvendi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka ushtruar funksionin e ministrit.
“PDK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit. Nuk e votojmë asnjë kandidat i cili ka ushtruar funksionin e ministrit, kemi ofruar kompromis ndonëse nuk na është kërkuar, për hir të zhbllokimit të situatës.
“Ajo tha se takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin rezultate. Takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin sjellë rezultate”./EO