Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dorëhiqet kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Podujevë

Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Podujevë, Bajram Ajeti, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, në një postim në rrjetet sociale. Si arsye e ka përmendur hapësirën që dëshiron t’ua lë të rinjve.

“Pas një rrugëtimi të gjatë si kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e njëpasnjëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e kryetarit të Qendrës për ta lënë në duar të brezit të ri”, ka shkruar Bajram Ajeti. “Përkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të përjetshëm. Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo