Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dorëhiqet drejtori ekzekutiv i AKP-së

akp

Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thuhet në një njoftim të AKP-së pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve.

Në njoftim nuk është dhënë arsye apo sqarim për këtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Limani ishte zgjedhur në këtë pozitë në qershor të vitit 2022.

“Gjatë kësaj mbledhje, z. Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Më tej thuhet se bordi në mbledhje diskutoi për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit.