Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje të mërkurën nga pozita e u.d. të drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, njoftoi për KOHËN Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Sipas SHSKUK-së, Bislimi është dorëhequr për shkaqe personale, ndërsa së shpejti do të caktohet ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të kësaj klinike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, thuhet në njoftim.
KOHA e ka kontaktuar gjatë ditës Bislimin, por ai s’është përgjigjur në thirrjet.
Të mërkurën është shkarkuar kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi. Shkarkimi u bë me kërkesë së Anëtarëve të Kuvendit të OFK-së.