Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Donacionet e mërgatës do t’i përdorë Ministria e Shëndetësisë për përballimin e pandemisë

Foto: Reuters

Rreth 700 mijë euro donacione nga diaspora e brenda vendit të grumbulluara në llogarinë COVID-19 do të përdoren për nevoja të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit.

Këto mjete nuk do të mund të përdoren për pakon emergjente fiskale të aprovuar më 30 mars nga Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, apo për nevoja tjera në kuadër të linjave buxhetore, shkruan KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Financave ka bërë të ditur për gazetën se këto mjete kryesisht do të destinohen ose do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë.

“Fondi është për qëllime bamirëse dhe do të përdoret për të ndihmuar në ballafaqimin me situatën e krijuar nga COVID-19”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Më 3 prill, Ministria e Financave ka bërë të ditur se Thesari i Kosovës, në emër të Republikës së Kosovës, ka hapur një llogari zyrtare bankare të dedikuar për pranimin dhe evidentimin e fondeve që dedikohen në luftën kundër pandemisë COVID-19 (kredive, granteve dhe donacioneve).