Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dogana sekuestron 633 paketime barnash të kontrabanduara në Prizren

barna

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në regjionin e Prizrenit janë sekuestruar 633 paketime barnash me vlerë mbi 5000 euro.

Këto barna thuhet se janë sekuestruar bë një operacion të Njësive të Doganës, ku barnat ishin fshehur në vende të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në një operacion të suksesshëm të Njësive të Doganës së Kosovës sot në regjionin e Prizrenit, është zbuluar një sasi e madhe e barnave të paligjshme, të fshehura në vende të ndryshme. Këto barna ishin kontrabanduar në Kosovë dhe si rezultat i punës operative, është identifikuar lokacioni (barnatore) e cili sot u bastis. Janë sekuestruar plot 633 paketime barnash me një vlerë mbi 5000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.