Po ashtu sipas Doganës, hetimet e para tregojnë që këto produkte u futën në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njësitë operative të Doganës së Kosovës, gjatë një aksioni në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimtë që përdorej për shpërndarjen e paligjshme të mallrave të kontrabanduara. Gjatë kontrollit të automjetit, oficerët doganorë kanë gjetur rreth 100 paketime të produkteve Botox dhe Filler, pa origjinë dhe pa dokumentacion përcjellës, me vlerë të përgjithshme prej 9,479.49 euro. Hetimet e para tregojnë se këto produkte janë futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale, duke shmangur kontrollin doganor dhe pa respektuar kushtet e ruajtjes që kërkohen për produktet e këtij lloji”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Tutje thuhet se “për shkak të natyrës së ndjeshme të këtyre produkteve, përdorimi i tyre paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi ato nuk janë testuar, nuk kanë certifikim ligjor dhe janë ruajtur në kushte të papërshtatshme”.