Disa fëmijë të kopshtit nr. 1 në bashkinë e Gramshit në Shqipëri, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.
Gjatë javës në spitalin e Gramshit, siç ka shkruar tch, janë paraqitur 5 fëmijë me shqetësim gastroestinale dhe temperaturë.
Pasi fëmijët vinin nga i njëjti kopsht, mjekët kanë dyshuar për infektim dhe janë bërë analizat te 72 persona. Deri tash ka rezultuar një fëmijë i prekur me salmonelë, ndërsa për të tjerët analizat pritet të dalin të dielën.
Aktualisht në spitalin e Gramshit ndodhen 3 fëmijë. Bashkia e Gramshit ka marrë masa paraprake duke mbyllur përkohësisht kopshtin dhe duke dezinfektuar ambientet.
Dyshohet se infektimi me bakterin e salmonelës është marrë nga ushqimi në kopsht.