Arbëri

Digjet hoteli në pronësi të kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi

Digjet hoteli në pronësi të kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi

Hoteli “Castel” në Milloshevë është djegur të shtunën, i cili është në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi.

KOHA ka siguruar pamje nga brenda hotelit, ku shihen dëme të mëdha.

Ende nuk dihet se prej çka është shkaktuar zjarri.

Nga Policia është thënë se nuk ka të lënduar dhe se ka filluar hetimet për sqarimin e rrethanave. 

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, njoftoi PK.

KOHA ka kontaktuar me Thaçin. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Thaçi është në garën e balotazhit në Obiliq përballë kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së, Xhafer Gashi.

VIDEO:

Kandidati i VV-së për kryetar të Obiliqit thotë se nuk dihet shkaku i zjarrit në hotelin e tij

4 o. më parë / 1 nën 2025 19:29 Nga: Sanie Jusufi
Digjet hoteli në pronësi të kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi

Një hotel në fshatin Milloshevë të Komunës së Obiliqit është përfshirë nga flakët në orët e mesditës të së shtunës.

Hoteli është në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidatit të kësaj partie për kryetar të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi.

Lidhur me zjarrin, në Polici kanë thënë se kanë filluar që të bëhen hetimet për t’i zbardhur rrethanat, teksa kanë shtuar se në këtë rast nuk ka pasur asnjë të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

E deputeti Thaçi ka konfirmuar se flakët kanë përfshirë hotelin që ai e ka në pronësi. Ai ka thënë se dëmet e evidentuara deri më tash janë të mëdha.

“Po hoteli im është djegur. Është përfshirë nga zjarri rreth orës 11:00 apo 12:00. Ka dëme të mëdha. Në një kat të hotelit janë djegur të gjitha dhomat. Policia dhe Forenzika janë në vendngjarje dhe janë duke hetuar se nga ka ardhur zjarri, pasi nuk ka pasur asnjë ngarkesë, e as nuk ka pasur asnjë vizitor në dhoma, asnjë dritë nuk ka qenë e ndezur, por nuk e di se si ka ndodhur”, ka thënë ai.

Thaçi i Vetëvendosjes dhe Xhafer Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të përballen më 9 nëntor në garën e balotazhit për postin e kryetarit të Komunës së Obiliqit.

Në rundin e parë, të zhvilluar më 12 tetori, kandidati i LDK-së është renditur i pari, me një diferencë të vogël votash krahasuar me kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje.

Gashi i LDK-së ka marrë 46.20 për qind të votave, ndërsa Thaçi i LVV-së, 44.37 për qind.