Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Ka nisur votimi nëpër qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike në shtetet evropiane, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada do të fillojë më vonë, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në përgjithësi, votimi do të zhvillohet në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues. 

Përfaqësitë diplomatike në të cilat ka filluar procesi i votimit në orën 07:00 janë: Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë). 

Ndërsa, procesi i votimit në SHBA (Washington – ambasadë; New York – konsullatë) dhe në Kanada (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë) do të fillojë në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë. 

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka quajtur këtë “ditë historike” ndërsa ka publikuar fotografi ku shihen radhë njerëzish nëpër përfaqësitë diplomatike e konsullore në disa qytete gjermane dhe në Danimarkë.


 

Deri në orën 15:00 votuan 50 për qind e votuesve në diasporë

1 v. më parë / 8 shk 2025 15:50
votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 50 për qind apo 10.346 e votuesve të regjistruar në përfaqësi diplomatike.  

Në total janë 20.324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike.

Procesi i votimit në përfaqësi diplomatike po zhvillohet në 19 shtete.

KQZ: 21% e votuesve në diasporë votuan deri në orën 11:00

1 v. më parë / 8 shk 2025 12:01
diasporo voton

Deri në orën 11:00 kanë votuar 4.390 persona apo 21.60 për qind e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në mërgatë, për zgjedhjet parlamentare. 

Për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues.

Më shumë votues janë paraqitur në Ambasadën e Kosovës në Bern të Zvicrës, ku 37.44 për qind e 967 votuesve të regjistruar në dy vendvotime në këtë ambasadë kanë votuar brenda këtyre katër orëve.

Ndërkaq, dalja më e ulët deri në orën 11:00 është regjistruar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku nga 55 votues të regjistruar kanë votuar vetëm 6 prej tyre apo 10.91 për qind.

Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.