Pas detonatorëve të gjetur në Leposaviq, ka reagur ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se Serbia vazhdon ende të planifikojë sulme terroriste ndaj Kosovës.
Por sipas Sveçlës shtrirja e Policisë së Kosovës, shmangi shumë sulme të rrezikshme terroriste që do të mund të ndodhnin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq. Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e insitucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve”, shkroi ministri Sveçla në Facebook.
Dhjetë detonatorë ndezës me kabllo janë gjetur në Leposaviq të shtunën.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, ato janë gjetur nga njësi të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në afërsi të lumit të fshatit Gnjezhdan.