Arbëri

Dështon seanca ndaj dy ish-policëve serbë të akuzuar për krime lufte

Seanca gjyqësore në rastin ku dy ish-policët serbë Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq

Seanca gjyqësore në rastin ku dy ish-policët serbë Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq akuzohen për krime lufte ndaj popullatës civile, ka dështuar të mbahet.

Avokati  i të akuzuarit Dragan Milkoviq, Predrag Milkoviq, ka thënë se nuk e kanë pranuar deklaratën e dëshmitarit Naim Haliti, në gjuhën serbe.

“Nuk jemi gati sepse tani e keni pranuar deklaratën e dëshmitarit të përkthyer, para 10 minutash e kemi pranuar, na nevojitet kohë, më vjen keq që i kemi humbur 20 ditë nga gjykimi i kaluar por mbrojtja nuk pranon që kjo të vazhdohet”, është shprehur ai.

Prokurorja speciale, Florije Shamolli, ka thënë se e kanë dorëzuar me kohë deklaratën e përkthyer.

“Ne me kohë kemi dorëzuar këtë deklaratë të përkthyer por për shkak të disa pengesave të kompjuterëve, për të mos e zvarritur këtë procedurë është mirë që dëshmitari të merret në pyetje nga ana e prokurores ndërsa në një seancë tjetër të merret nga pala tjetër”, ka theksuar ajo. 

Avokati Predrag Milkoviq tha se nuk e sheh të udhës që dëshmitarë të merret në pyetje nga prokurorja dhe tha se mbrojtja kundërshton që dëshmitari të dëgjohet në seancën e së premtes. 

Kryetari i trupit gjykues Lutfi Shala, tha se vlerëson nuk ka kushte që të vazhdohet me këtë proces gjyqësor të premten dhe se i jepet kohë mbrojtjes që të lexojë deklaratën e dëshmitarit. 

Miloviq dhe Kostiq akuzohen për krime lufte të kryera gjatë prillit dhe majit të vitit 1999, e që prokuroria synon t’i vërtetojë edhe nëpërmjet 14 dëshmitarëve që i ka propozuar.

Ata që nga 20 shtatori i vitit 2023, ndodhen në paraburgim. Të dy janë deklaruar të pafajshëm.