Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri dy orë pritje për të hyrë në Kosovë përmes Jarinjës

Pritjet ne Jarinje

Foto: Ilustrim

Pritjet e gjata janë rikthyer në pikat kufitare.

Deri në dy orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Jarinjë, ndërsa për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare pritjet janë deri 30 minuta, thuhet në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri 80 minuta, ndërsa pritje të gjata ka edhe në Merdar e Bërnjak, ku për të hyrë në Kosovë nëpërmjet këtyre pikave po duhet pritur deri 40 minuta. 

E në pikat kufitare Muçibabë e Mutivodë, pritjet janë 30 minuta. 

Mbi dy orë pritje në Jarinjë dhe te Dheu i Bardhë

1 v. më parë / 21 dhj 2024 19:32
dheu i bardhe

Foto: Arkiv - Ilustrim

Mbi dy orë qytetarët po duhet të presin që të hyjnë në Kosovë nëpërmjet pikave kufitare Jarinjë dhe Dheu i Bardhë. 

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar të bërë rreth orës 19:20, për të hyrë në Kosovë nëpërmjet Jarinjës pritja është dy orë e 20 minuta, ndërsa nëpërmjet Dheut të Bardhë pritja është dy orë e 10 minuta. 

Pritje të gjata ka edhe në Bërnjak. Për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike duhet pritur një orë e gjysmë. 

Në Merdar e Muçibabë pritjet janë 30 minuta.