Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Departamenti Special i pabarabartë me kapacitetet e Prokurorisë Speciale

Departamenti Special, i themeluar së fundi në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka filluar të funksionojë me tetë gjyqtarë më pak krahasuar me numrin e prokurorëve në Prokurori Speciale.

Numri i përgjithshëm i gjyqtarëve në shkallën e parë është gjashtë, kurse numri i prokurorëve është 15.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brenda katër javësh, prejse kanë filluar punën gjyqtarët e sapozgjedhur, i kanë regjistruar për shqyrtim 132 lëndë në faza të ndryshme, që i bie se secili gjyqtar, nëse ky numër mbetet i pandryshueshëm, do t`i trajtojë së paku 22 lëndë në të njëjtën kohë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky disproporcion mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët trajtojnë rastet penale të nivelit të lartë, duket shqetësues për njohësit dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë. Ata thonë se numri i emëruar i gjyqtarëve nuk është shpresëdhënës, duke pasur parasysh dallimet në përbërjen e stafit me prokurorët e Speciales. Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sipas tyre, duhet të rrisë kapacitetet krahas nevojave dhe punës së prokurorisë.

Më datën 23 nëntor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatat, së bashku edhe me disa ligje të tjera që kishin të bënin me fushën e sundimit të ligjit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)