Arbëri

Deliu e quan të njëanshëm vendimin e Osmanit që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor

Blerta Deliu - Kodra

Blerta Deliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e ka quajtur të njëanshëm vendimin e presidentes Vjosa Osmani për caktimin e 28 dhjetorit si datë e zgjedhjeve.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përkundër kësaj, kjo datë le të shndërrohet në moment të rikthimit të përgjegjësisë, maturisë dhe vizionit politik që i duhet vendit.

“Edhe pse vendim i njëanshëm i Presidentes, kjo datë mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës. Vendimmarrja nuk mund të jetë e plotë pa zërin e popullit, prandaj 28 Dhjetori është dita jonë. Diasporën tonë e mirëpresim me zemër të hapur. Vota juaj nuk është vetëm numër është forcë, është përgjegjësi dhe është pjesë e pandashme e rrugës sonë politike”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo përditësimet tjera
osmani

Osmani shpërndan Kuvendin, zgjedhjet më 28 dhjetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin për shpërndarje të Kuvendit pas takimit me liderët...