Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka, e ka dërguar në Këshill të Etikës ish- rektorin e UP-së, Enver Hasani, duke e denoncuar atë për shkelje të rënda të Kodit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.
Puka e ka akuzuar Hasanin se nuk ka mbajtur asnjë ligjëratë gjatë vitit akademik 2023/2024 dhe se e ka vënë në lajthim Fakultetin Juridik, duke u kompensuar për normë e mbinormë pa mbajtur mësim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Pukës, Hasani ka përfituar mbi 15 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme. Por veprimi i Pukës është cilësuar si shantazh e hakmarrje nga Hasani, i cili e ka denoncuar fillimisht Pukën për mashtrim me doktoratë dhe plagjiaturë.
Hasani ka thënë se nuk e ka ndërmend të përgjigjet pa u sqaruar çështja e doktoratës së Pukës.