(Plotësuar: 11:35) - Lazar Dejanoviq është dënuar me 8 muaj burgim dhe 10.000 euro gjobë për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshëm në veri të vendit më 2023-n.
Ai e ka pranuar fajësinë të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtij do t'i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Meqë palët thanë se nuk do të ushtrojnë ankesë lidhur me lartësinë e dënimit, gjyqari Valon Kurtaj e shpalli vendimin mbi dënimin që tash të formës së prerë.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Dejanoviqit më 15 tetor 2024.
I pandehuri tha se e marrëveshjen për pranimin e fajësisë e bën me vullnet të lirë. Dejanoviq, banor i Mitrovicës së Veriut, është në paraburgim nga data 19 qershor 2024.
Prokurori special Bekim Kodraliut kërkoi që i akuzuari të dënohet me burg efektiv 8 deri në 10 muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrar, ndërsa për veprën penale pjesëmarrja në turmë t'i shqiptojë dënim me burg me 6 muajsh me mundësi zëvendësimi me 10.000 deri 11.000 euro. Prokurori Kodraliu i kërkoi gjykatës që të pandehurit t'i shqiptohet një dënim unik brenda kornizës së marrëveshjes së propozuar.
Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, e pranoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
“Marrëveshja është harmoni me ligjin dhe i plotëson të gjitha premisat për tu pranuar”, tha Kurtaj.
Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, e pranoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë. “Marrëveshja është harmoni me ligjin dhe i plotëson të gjitha premisat për t’u pranuar”, tha Kurtaj.
Lubomir Pantoviq, avokat i Dejanoviqit, tha se para dënimit të të akuzuarit gjykata duhet t'i ketë parasysh rrethanat lehtësuese. Ndër të tjera ai tha se i pandehuri në protestën e dhunshme i hodhi 2-3 shishe.
“I ka gjuajtur dy a tri shishe në drejtim të tyre, nuk ka qenë as udhëheqës e as organizator”, tha Pantoviq.