Ka nisur seanca kundër të akuzuarve për sulmin në Banjskë të Zveçanit. Përmes video-lidhjes është dëgjuar dëshmitari Goran Tanevski nga Maqedonia e Veriut.
Ai ka thënë se kishte shkuar bashkë me familjen e tij si turistë për të vizituar Banjën dhe Manastirin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kemi ardhur më 22.09.2024, të premten, në Banjskë, unë, shoqja ime, motra ime, fëmija im dhe dhëndri im. Ideja ishte të pushonim në Banjë dhe ta vizitonim Manastirin. Vizita ka qenë private, me automjet privat dhe me një pjesë të familjarëve të mi. Deri në ditën e ngjarjes, në atë mëngjes, nuk kam parë persona që nuk dukeshin si turistë. Në ditën që ndodhën të shtënat dëgjoheshin gjuajtje; ne nuk mund të shihnim asgjë, por në atë mëngjes kemi parë njerëz të uniformuar pranë hotelit, jashtë, dhe një në hotel. Njerëzit që i pamë jashtë hotelit, i pamë dy veta në uniformë, pa shenja dhe me armë ushtarake. Ai që ishte në hotel, mund t’ia shihnim vetëm pushkën dhe jo uniformën; ne ishim poshtë shkallëve, kurse ai po kërkonte batanije. Nën dritaren ku ishim vendosur ne, ai person ishte me uniformë, me municione, kishte bombë. Siç ju thashë, ai që ishte brenda në hotel nuk e pamë, vetëm pushkën ia pamë dhe mund ta dëgjonim. Unë isha në pjesë tjetër, ndërsa gruaja i ka dhënë batanije. Ne u nisëm për të dalë, por na u tha që të ktheheshim në hotel. Dikush na tha prej jashtë hotelit që të hynim brenda dhe të ktheheshim, sepse doja ta shihja automjetin nëse ishte në rregull. Personi që na tha mendoj se ishte një nga personat e uniformuar. Mendoj se kishte armë me vete. Ai ka komunikuar serbisht”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ishin fshehur në bodrumin e hotelit pasi kishin parë personat e armatosur.
“Vështirësitë ishin fillimisht si rezultate i gjuajtjeve (mungesa e ujit) që ishin jashtë hotelit pastaj kur zbardhi dita e nesërme i pamë këta persona dhe vendosem të fshiheshim në bodrum dhe qëndruam dy tri ore dhe u kthyem në dhomë”, ka thënë ai.
Ka deklaruar se që nga ajo ditë nuk ka ardhur në Kosovë për shkak të frikës.
“Unë prej asaj dite vendosa të mos vij më kurrë në Kosovë. Ajo që ndodhi atë ditë akoma nuk mund të harroj. Unë i dërgova atje që të pushojmë, unë u ndjeva përgjegjës se çka përjetoi familja ime edhe sot e asaj dite ndiej stres, pasiguri dhe frikë”, ka shtuar ai.
Tutje ka thënë se nga Banjska janë larguar duke u siguruar nga Policia e Kosovës.
“Në orën 3 dëgjuam gjuajtje dhe eksplodim, kjo ndodhi sa zbardhi dita, kishim frikë mos na qëllon ndonjë plumb. Kur u ndal gjuajtja unë komunikova me Ministrinë e Jashtme dhe me thanë që nuk mund të shkoja dhe gjithë ditën ishte çështja që të shkonim ose jo. Ideja ishte që ne të shkonim të dielën pas mëngjesit, ne shkuam të hënën paradite dhe shkuam duke u siguruar nga Policia e Kosovës. Gjithë kjo paraqet frikë, unë kam një fëmijë me autizëm dhe e kam pas me vete”, ka deklaruar ai.
Për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë, procesi gjyqësor është ndaj rreth 40 të akuzuarve që ndodhen në Serbi, përfshirë Milan Radoiçiqin. Të akuzuarit ngarkohen se nëpërmjet përdorimit të dhunës me armatim të rëndë kanë tentuar që ta shkëpusin pjesën veriore të Kosovës, të banuar kryesisht me serbë, dhe që atë t’ia bashkojnë Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor, Afrim Bunjaku, dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë, si dhe e popullatës civile.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi, në të cilin, pos policit Bunjaku, janë vrarë edhe tre sulmues serbë, ndërsa pjesa tjetër e tyre është larguar në drejtim të Serbisë, pasi paraprakisht është strehuar për disa orë në Manastirin e Banjskës.
Autoritetet serbe nuk kanë dhënë shenja deri tash për dorëzimin e tyre.
VIDEO: