Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se më 25 maj do të nisë një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake shumëkombëshe, e njohur si “Defender Europe 25”.
Ai ka shkruar në Facebook se stërvitja do të drejtohet nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa shtoi se stërvitje do të zhvillohen edhe në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më 25 maj, Shqipëria mirëpret një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe: Defender Europe 25, e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA (USEUCOM). Forcat e NATO-s dhe partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë për mbrojtjen e objekteve kritike, operacione sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe për sigurinë në pika kyçe dislokimi. Një test i ndërveprueshmërisë dhe një mesazh i qartë: NATO është e bashkuar”, ka shkruar ministri.
Për stërvitje në Kosovë pati njoftuar edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ai kishte thënë se përgatitjet për këtë stërvitje masive ushtarake po zhvillohen sipas planit.
VIDEO: