Kandidatët për deputetë, Haxhi Avdyli, Artan Mustafa dhe Arton Demhasaj, debatuan ashpër për punën e Albin Kurtit si kryeministër dhe luftën e Kosovës.
Avdyli është shprehur se “Albin Kurti është kryeministër për punë të mëdha”, derisa kandidati i PDKs-ë, Mustafa, u shpreh se me qeverisjen Kurti qytetarët kanë jetuar më keq. Ndërsa, Avdyli tutje ka thënë se ai është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa rrëfeu se ka qenë mjek gjatë luftës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë jam veteran i luftës. Ju (PDK-ja) s'e keni çliruar Kosovën. Qytetari i Kosovës e ka çliruar Kosovën...Ata në Hagë po thonë se s’kemi qenë në vija të frontit.”, ka deklaruar Avdyli në "Konfront" të KTV-së.
Ndërsa, Mustafa i PDK-së ka shtuar se nuk duhet të shtyhen se kush e ka çliruar Kosovën.