Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq: Vendimi i Asamblesë Parlamentare të KiE-së kërcënon integritetin territorial të Serbisë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendimi i së mërkurës që është marrë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë institucion është i turpshëm dhe skandaloz. 

Sipas tij, ky vendim kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për rekomandimin për pranimin e të ashtuquajturës Kosovë në Këshillin e Evropës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës, sepse bëhet fjalë për pranimin një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Daçiqi, raportoi mediumi serb "Tanjug".

Kosova ka kaluar votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.