“Ky është sulm për të mbrojtur këta njerëz, liderët e të cilëve janë pajtuar për paqe.”
Kështu kishte deklaruar 20 vjet më parë, presidenti amerikan, Bill Clinton derisa NATO kishte nisur sulmet ndaj Serbisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo2 dekada më vonë, në bulevardin që mban emrin dhe shtatoren e tij, shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka ndërruar flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me thirrjen që kjo pjesë të ketë pamjen meritore.
Se Amerika është miku më i mirë i Kosovës, e tha edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili bëri homazhe te pllaka memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.
Por, kryeministri nuk pranoi të fliste edhe për kërkesën e amerikanëve për heqje të taksës ndaj mallrave serbe.
Ditën e bombardimeve të NATO-s e ka kujtuar edhe presidenti, Hashim Thaçi, duke thënë se Kosova është vend i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj.
“UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit. Intervenimi i NATO-s, i cili ndaloi spastrimin etnik, na obligon edhe më shumë që me përkushtim të shtuar institucional dhe politik t’i ruajmë dhe t’i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi në statusin e tij në Facebook.
Bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë kanë zgjatur 78 ditë, për të përfunduar në qershor, kur forcat e KFOR-it hynë në Kosovë.