Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka kujtuar vizitën e saj në kampet e refugjatëve në Maqedoni, në 1999-n gjatë luftës në Kosovë.
Në një video-adresim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Clinton ka thënë të hënën se në rolin e sekretares e pati përcjell dhe mbështetur progresin e arritur në Kosovë, duke theksuar se forume si këto janë të rëndësishme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më kujtohet mirë vizita që kam bërë në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Pas kësaj ne bëmë thirrje në NATO që të ndalë këtë spastrim etnik. Si sekretare e Shtetit unë kam përcjell e mbështet progresin që është arritur...Forumet si kjo janë të rëndësishme. Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës dhe pabarazisë, por janë agjente të paqes. Jam e lumtur që do të punoni me DASH-in për themelimin e qendrës rajonale të ekselencës”, ka thënë Clinton.