Gjatë dëshmisë së tij, gjenerali amerikan Wesley Clark i ka përmendur bisedat me “kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, një herë siç tha Clarku, presidenti i Jugosllavisë.
Siç ka treguar ai, Millosheviqi i ka thënë se çfarë bën ai në Kosovë është çështje e brendshme e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, në një rast tjetër, Millosheviqi i ka thënë se e dinë mirë ç’të bëjnë me shqiptarët dhe se nuk është hera e parë që merren me ta. Clark tha se Millosheviqi i ka thënë se do ta bëjnë atë që e kanë bërë në të kaluarën – t’i vrasin të gjithë.
“Më tha ne e dimë si t’i trajtojmë këta shqiptarë, këta vrasës. Kemi bërë këtë gjë më përpara, nuk është hera e parë. E pyeta: ‘Si i keni trajtuar? Çfarë keni bërë?’ U përgjigj: ‘I kemi vrarë të gjithë’”, është shprehur Clark të hënën në Hagë.
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë përmendi edhe një bisedë me presidentin e Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili pas masakrës së familjes Jashari e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se që nga ai moment shqiptarët në Kosovë do të ngrihen në rezistencë të armatosur.