Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku: U kurdis seanca për akomodim të nevojave të deputetëve

Vlora Çitaku

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se në seancën e sotme për konstituim të Kuvendit, e cila sërish dështoi, është kurdisur seancë për akomodim të nevojave të deputetëve, por nuk po mund të arrihet marrëveshje për të mirë të qytetarëve. 

Në adresimin për media pas dështimit të përpjekjes së 26-të, Çitaku ka thënë se kjo është për keqardhje, teksa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për kryeneçësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fatkeqësisht asgjë të re për të dhënë, Kosova vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kryeneçësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje. Sot dështuam sërish të konstituojmë Kuvendin. Sot pati përpjekje dhe fatkeqësisht u kurdis seanca për të akomoduar nevojat e deputetëve e nuk po arrijnë që të bëjnë marrëveshje për të mirën e qytetarëve. Për keqardhje. Kërkoj ndjesë”, ka thënë ajo. 

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi

S’ka konstituim as pas 26 tentimesh