Arbëri

Çitaku për polarizimin politik akuzon VV-në për gjuhën dhe heshtjen e të tjerëve

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk duhet të amnistohet a normalizohet. 

Ajo ka shtuar se ndaj rasteve të dhunës nuk duhet të heshtet, derisa ka thënë se heshtja dhe gjuha e urrejtjes kanë krijuar pasoja të rënda për shoqërinë. 

Sipas saj, për dekada eksponentë të Vetëvendosjes kanë kontribuuar në krijimin e një klime të tillë përmes fyerjeve e kërcënimeve. Por, faj në këtë i ka hedhur edhe akterëve të tjerë politikë. 

“...sot e di se rastet e tilla duhet të ndiqen ligjërisht. Dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk duhet as të amnestohet, as të normalizohet. Për dekada, eksponentë të VV-së kanë sharë, fyer e kërcënuar. Kanë mbjellë helm e kanë stigmatizuar. Si pasojë, shoqëria jonë është më e polarizuar se kurrë më parë. Pjesë të përgjegjësisë kemi edhe ne, sepse shpesh kemi zgjedhur heshtjen në vend të ligjit, faljen në vend të drejtësisë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik me një qytetar të premten. E për këtë, Zemaj është kritikuar nga figura publike.