Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit në një konferencë për media ka thënë se sjelljet e opozitës lidhur me zgjedhjen e presidentit janë joshtetërore dhe anti-institucionale, teksa i ka akuzuar për bllokim institucional.
E Çitaku ka thënë se Kurti nuk e njeh bashkëpunimin, por se kërkon nënshtrim të subjekteve të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Albin, Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%. Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme. Si opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe dje, madje edhe me procedurë të përshpejtuar. Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet”, ka shkruar ajo.
Çitaku ka akuzuar tutje Kurtin për përmbysje të rendit kushtetues me nisjen e procesit të zgjedhjes së presidentit të ri pa qenë të pranishëm 80 deputetë në sallën e Kuvendit.
“Si shkelës serik i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin Kushtetues. Por këtë nuk do ta lejojmë”.