Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, duhet të reflektojë dhe ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare.
“I bëjmë thirrje deputetit Kurtit të reflektojë, të zhbllokojë situatën, ta ndërrojë kandidaten, në mënyrë që institucionet të konstituohen. PDK-ja ka qenë e përgjegjshme dhe konstruktive gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të mundohemi me çdo gjë për ta zhbllokuar situatën”, ka thënë ajo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇitaku nuk komentoi deklaratat e Kurtit gjatë intervistës së djeshme në RTK.