Janë certifikuar nëntë subjekte të reja politike dhe 66 kandidatë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit të këtij viti.
Certifikimi u bë në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Janë certifikuar subjektet “Epoka e Hyjneshës në Prishtinë” dhe lista e kandidatëve të saj, më pas “Për Drenasim Kampon me Ramiz Lladrovcin”, “Unioni i Blakçorve”, “Zëri i drejtësisë” si dhe Avdi Aliu, Ilir Pallqa, Jeton Abazaj, Kadri Hasani dhe Nedzmidin Sejdilar.
Besnik Buzhala, drejtor i Sekretariatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se procesi i verifikimit të kandidatëve do të marrë kohë.
“Verifikimi do të marrë kohë më tepër se zakonisht”, tha Buzhala. “...Një subjekt mund të arrijë deri në 800 kandidatë”.
Lista e subjekteve politike që kanë aplikuar për zgjedhjet e 12 tetorit:


