Anëtari i Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se janë në pritje të konfirmimit për pjesëmarrje nga Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).
Ai ka thënë se iu kanë dërguar ftesë tri organizatave të dala nga lufta, duke shtuar se “ata e kanë vendin aty”. Derisa këto organizata kishin thënë se do t’i bojkotojnë organizimet e Qeverisë, Çeku, njëherit ministër i Kulturës, ka thënë se ky organizim s’ka të bëjë me parti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne ju kemi dërguar ftesë të tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe po presim konfirmimin e tyre. Ne i ftojmë që të jenë pjesë e këtij organizimi. Epopeja është e të gjithëve”, ka thënë ai të mërkurën para mediave.
Çeku shtoi se përpjekja për ta politizuar këtë moment të rëndësishëm “besoj se duhet të injorohet në rastin më të mirë”.
“Aty ata e kanë vendin dhe duhet të jenë aty. Nuk ka të bëjë me një parti apo tjetër. Këshilli është shtetëror, i Kosovës”, shtuar ai.
Këtij Këshilli i prin ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si kryesues. Një vend për anëtar është lënë edhe për një përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.