Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe të ndëshkojnë me votë kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas saj, ai s’ka punuar asgjë.
Deputetja e AAK-së ka deklaruar të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se partia e saj më po kërkon zgjedhje të parakohshme me arsyetimin se “Kurti është drejt fundit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi kërkuar më herët (zgjedhje), por tash s’po kërkojmë pasi po e shohim që Kurti është drejt fundit. Po presim që Qeveria të kryejë mandatin sepse po e shohim se mospuna do ta çojë vendin në zgjedhje e s’po e shohim të arsyeshme të lobojmë për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Bytyqi.
Ajo ka thënë se kryeministri Kurti i ka dëmtuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke theksuar se draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shqetësues”.
“Nga momenti kur Kurti është në qeverisje e kemi parë si i ka raportet me SHBA-në dhe me shtetet e tjera mike. Kjo është padrejtësi që po na bëhet, Kurti s’i ka marrë seriozisht shtetet mike që kanë qenë në favorin tonë. Kjo duhet të mbetet përgjegjësi e Kurtit”, është shprehur deputetja e partisë opozitare.
Sipas Bytyqit, mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave është përgjegjësi e Kurtit.