Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i ftojë të gjithë kryetarët e partive opozitare në një takim të vetëm kur bëhet fjalë për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Ajo ka thënë se vetëm një takim i tillë do të kishte efekt.
Ajo ka thënë se Kurti nuk po dëshiron zgjidhje, por zgjedhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë kam kërkuar që zoti Kurti t’i thirrë kryetarët e partive opozitare të gjithë në një takim të përbashkët, sepse ne nuk e dimë se çka po flitet brenda në takim dhe kjo është joserioze ndaj Kurtit. Po nëse bëhet një takim i të gjithë liderëve opozitarë me Kurtin kjo do të kishte sjellë efekt. Mirëpo ne po e dimë që Kurti nuk po do me e pasë një zgjidhje, por po do zgjedhje dhe po mundohet që fajin me ua gjujt opozitës. Ne po e shohim të gjithë që Kurti po i don zgjedhjet’, ka thënë ajo për EO.
Ajo, ka deklaruar se përgjegjësia kryesore për zgjedhjen e presidentit/es i takon partisë më të votuar në zgjedhjet e fundit, Lëvizjes Vetëvendosje.
Tek kanë mbetur edhe fiks tri javë deri në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, liderët e partive më të mëdha në Kosovë nuk po i afrohen ndonjë marrëveshjeje.
Edhe takimi i katërt në muajt e fundit, mes kryetarit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, nuk ka prodhuar marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri. Të dy kanë theksuar se nuk duan zgjedhje të reja, teksa kanë thënë se janë marrë vesh që përmbajtja e diskutimeve të mbetet konfidenciale.
Të hënën, Kurti ka thënë se po bën përpjekje të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Por PDK-ja i ka kërkuar liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, ta konkretizojë iniciativën e re për çështjen e presidentit në formë të shkruar.
Kurti nuk e ka ftuar për takime Ramush Haradinajn e AAK-së që ka 6 deputetë.