Arbëri

Buxheti për 2023 shqyrtohet të enjten në Kuvend

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të enjten të mbahet seanca në të cilën do të shqyrtohet në parim Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2023.

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, në deklaratën pas mbledhjes së Kryesisë, ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahen dy seanca.

“Të premten vazhdim të pikave të papërfunduara nga seancat e mëhershme. Po ashtu caktoi edhe rendin e ditës për seancën e 4 nëntorit për javën e ardhshme. Të enjten do të jetë vetëm seanca për buxhetin e vitit 2023”, ka deklaruar Rrustemi.

Për planin frako-gjerman ai ka thënë se është diskutim në mes të Qeverisë dhe emisarëve evropian dhe se nuk kanë informacione tjera përveç asaj që është diskutuar në publik.