Me moton “Ec me këmbët e tyre” është shënuar aktiviteti për sensibilizimin e shoqërisë dhe institucioneve me personat me nevoja të veçanta. Ky aktivitet që është mbajtur në Sheshin e qytetit të Podujevës të premten ka mbledhur zyrtarë komunalë, të policisë, ambasadorë e humanistë.
Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ecën me sy mbyllur përgjatë sheshit dhe pas kësaj kanë lëvizur edhe me karroca me qëllim të solidarizimit me personat me nevoja të veçanta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aktiviteti filloi nga këndi i lojërave në parkun e qytetit ku morën pjesë, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, drejtorë komunalë, ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Guxhev, komandanti i Policisë, Njazi Jashari, dhe humanisti Halil Kastrati. Në fjalimin para të pranishmëve kryetari Bulliqi u zotua se do t’i trajtojë me kujdes të veçantë kërkesat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuar, si dhe do të angazhohet të përmirësojë kushtet e jetesës, e mbi të gjitha integrimin e tyre në shoqëri”, thuhet në njoftimin e Zyrës për media të Komunës së Podujevës.
Sipas këtij njoftimi, në shënim të kësaj ngjarje fëmijët me nevoja të veçanta shfaqen pikturat e tyre, ndërsa, nga shkolla e kitarës “Mirela” fëmijët kënduan disa këngë për të pasuruar këtë aktivitet.
“Ky aktivitet u organizua nga organizata ‘OAKTIV’ në kuadër të programit ReLOaD2 në bashkëpunim me UNDP dhe Komunën e Podujevës”, përfundon njoftimi.