Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerr një urdhëresë përmes të cilës i kërkohet Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare që në mënyrë permanente të përcjellin procesin e furnizmit të barnave dhe materialit tjetër mjekësor.
Sipas të njëjtës, këtyre dy institucioneve u kërkohet gjithashtu që të përkujdesen në administrimin strikt të barnave dhe materialit shpenzues përmes një sistemi monitorues sa i përket regjistrimit, shpërndarjes dhe çështjeve tjera përkatëse, varësisht nevojave dhe kërkesave, në përputhje me rregullativën ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çdo pranim dhe dorëzim apo shpërndarje e barërave dhe materialeve tjera mjekësore të evidentohen në regjistrat përkatës/databazë. Për çdo lëshim eventual nga ana e zyrtarëve/personalit përgjegjës do të merren masa disiplinore dhe masa tjera ligjore”, thuhet në këtë urdhëresë të nënshkruar nga kryetari i Komunës së Podujevës.
“Për zbatimin e urdhëresës kujdesen Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF Podujevë. Për punët dhe detyrat sipas kësaj urdhërese kërkohen raporte sistematike të detajuara. Raportet paraqiten në Zyrën e kryetarit të Komunës përmes drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”.