Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka liruar nga detyra e drejtoreshën për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Bahrie Shatrolli-Mehmeti.
Në këtë detyrë është caktuar Saranda Stublla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Zyrës për informim, kjo është bërë pas kërkesës së që e ka bërë vetë drejtoresha Shatrolli-Mehmeti.
“Me kërkesë të Bahrie Shatrolli-Mehmeti për ta liruar nga detyra e drejtoreshës për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, për shkak të angazhimeve profesionale, ajo është liruar dhe në këtë detyrë është emëruar Saranda Stublla. Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish-drejtoreshën për punën dhe kontributin e saj në dikasterin që ka udhëhequr. Ndërsa ish-drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë”, thuhet në njoftim. “Kryetari Bulliqi gjithashtu e ka uruar drejtoreshën e re për detyrën dhe i uroj suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj”.