Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Buja: Njerëzit që perceptoheshin si të dyshimtë, përcilleshin nga ushtarë të UÇK-së

Shukri Buja

Shukri Buja, ish-komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, e ka vazhduar të mërkurën dëshminë para trupit gjykues në Hagë. Prokurori James Pace i ka përfunduar pyetjet për të, dhe më pas ka vazhduar mbrojtja.

Buja ka thënë që në zonat që kontrollonte UÇK-ja, njerëzit e panjohur ose që mund të perceptoheshin si të dyshimtë, u caktoheshin ushtarë për t’i përcjellë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka pasur raste ku është ndaluar edhe vëllai im i cili ka qenë anëtar i kryesisë së LDK-së dhe kërkesën e tij për të shkuar në Negrovc, ushtarët kanë dyshuar se në Negrovc nuk ka pasur arsye, ai ka thënë që do ta takoj zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqin ata kanë dyshuar sepse nuk kanë besuar se Negrovci mund të jetë një pikë ku mund të jetë zëdhënësi i UÇK-së, dhe normalisht është përcjellë deri në Negrovc dhe më vonë e kemi kuptuar se aty është vendlindja e Jakup Krasniqit”, ka thënë ai.

Buja ka shtuar se UÇK-ja në aspektin disiplinor funksiononte duke u bazuar në një rregullore të Ushtrisë Shqiptare të cilën ua kishte dhënë Adem Demaçi. Sipas Bujës për ushtarët që bënin shkelje disiplinore parashiheshin disa masa si: marrja e armës, puna në kuzhinë madje edhe ndalimi deri në 25 ditë.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka pyetur se: “A ka provuar LPK-ja të çoj përpara objektiva marksist-leniniste?”

Buja është përgjigjur se: “LPK-ja ka qenë lëvizje popullore dhe nuk ka pasur orientim politik të majtë apo të djathtë”.

“Hashim Thaçi ka qenë i panjohur në strukturat e LPK-së”, ka shtuar ai.