Komisioni Evropian është duke bërë përpjekje që sa më shpjet sasitë e para të vaksinave Anti-Covid të mbërrijnë në vendet e Ballkanit Perëndimor në kohën kur ne vendet e BE-së tashmë ka nisur fushata e vaksinimit. Komisioni sot ka ndarë edhe 70 milionë euro nga instrumentet e para anëtarësimit për të ndihmuar këto vende që të sigurojnë vaksinat e para, nga sasia që është porositur për shtetet e BE-së. Këto janë mjete shtesë krahas mjeteve që BE-ja i ka ndarë përmes nismës Kovax përmes së cilës shtet e Ballkanit do të sigurojnë sasi më të madhe të vaksinave.
Vaksinimi në shtetet e BE-së ka filluar këtë javë, ndërsa në janar pritet që të vijnë sasi të reja të vaksinave. Por qëllimi i BE-së është që nga kjo sasi, një pjesë të ndahet edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor pasi pritet që ato të cilat vijën përmes nismës Kovax do të vijnë më vone gjatë vitit 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qasja në një sasi të dozave nga programi i porosive të BE-së do të mundësoj që ky rajon të nis vaksinimin paralelisht me shtetet anëtare të BE-së” thuhet në një komunikatë të Bashkimit Evropian.
Komisioneri i BE-së për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka quajtur vendimin e sotëm si dëshmi për partneritet të privilegjuar që BE-ja ka me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe prioritet që sipas tij është dëshmuar edhe në kohën e pandemisë.